Rr. Cameria, L Pavresia, Kulla Nr 1, Vlore
+355672846146
Besa Dental Shërbime dentare























service-img01
Trajtime për fëmijë

Ne në Besa Dental ofrojmë trajtime të plota dentare për fëmijët, duke theksuar kujdesin parandalues dentar. Ndërhyrja e hershme dhe higjiena e duhur orale redukton shanset që fëmija juaj të ketë probleme dentare si kariesi i dhëmbëve. Kjo realizohet nëpërmjet edukimit për higjenën e kavitetit oral, këshillave për dietën e duhur, aplikimit të fluorit dhe të silanizimit të dhëmballëve. Nëse jeni duke kërkuar një dentist profesionist për fëmijë Besa Dental është zgjidhja më e mirë.

besa-dental-DATA2143
Aparate Ortodontike

Vendosja e Aparate Ortodontike korrigjon dhëmbët dhe problemet e shtrirjes së nofullës. Gjithashtu korigjon drejtimin ose lëvizjen e dhëmbëve duke përmirësuar estetiken dhe funksionin e gojës tuaj. Në sajë të trajtimit ortodontik bëhet i mundur drejtimi i dhëmbëve duke përmirësuar pamjen estetike të tyre, por edhe kontribon për mbajtjen e higjenës dentare, e cila vështirësohet të mbahet kur dhëmbët janë të shtrembër. Për realizimin e këtij trajtimi është mirë që të pritet dalja e sa më shumë dhëmbëve përpara vendosjes së aparatit.

besa-dental-DATA2245
Zbardhje dhëmbësh

Zbardhimi i dhëmbëve është një trajtim dentar që synon të përmirësojë estetikën dentare. Duke pasur parasysh këtë, ndër përparësitë e tij është eliminimi i njollave të dhëmbëve dhe bërja e dhëmbëzimeve, të marrë një hije më të bardhë, dhe të ndritshme. Ne në Besa Dental mund të ndryshojmë ngjyrën e dhëmbëve tuaj duke i bërë ata të duken më të bardhë. Kjo është e nevojshme pasi dhëmbët e humbin ngjyrën natyrale nga ushqimet dhe pijet që konsumojmë.

impjante_dentare1
Implante Dentare

Implantet dentare jane projektuar per vendosje intrakockore ne nofulla. Ato përdoren kur ka mungesë të pjesëshme ose të plotë të dhëmbëve për t’i zëvendësuar këto të fundit pa prekur dhëmbët fqinje. Kanë gjatësi dhe diametër te ndryshëm në varësi te kushteve anatomike ku do te vendosen. Mund të përdoret siperfaqe e filetuar dhe e veshur ose jo me hidroksiapatit. Ne perputhje me direktivat e EC per produktet mjeksore implantet jane te sterilizuara në rreze gama.

besa-dental-DATA2168
Kirurgji Orale

Kirurgji Orale konsiston në ndërhyrjet kirurgjikale në kavitetin oral, patologjitë e nofullave, problemet estetiko-funksionale të fytyrës dhe skeletit facial. Ne në Besa Dental jemi të specializuar për pacientë që kërkojnë procedura të kirurgjisë orale. Kirurgjia më e përhapur është heqja e dhëmballëve të pjekurisë, heqja e dhëmbëve të konsumuar-(retinuar) dhe gjithashtu heqja e dhëmbëve për të mundësuar drejtimin e dhëmbëve me aparate ortodontike dhe për vendosjen e protezave.

besa-dental-DATA2310
Dentistri Kozmetike

Për ne në Besa Dental estetika ka një rëndësi të veçantë, fytyra dhe në veçanti goja e dhëmbët luajnë një rol të rëndësishëm, ndaj në BesaDental stomatologjia estetike zë një tol të veçantë në klinikën tonë. Njerëzit e duan të bukurën dhe duan të duken bukur, dhe në rastet kur në buzëqeshjen e dikujt ka probleme atëherë me anë të teknikave specifike, materialeve super estetike dhe ndërhyrjeve kirurgjikale realizohet një buzëqeshje perfekte. Stomatologjia estetike përqëndrohet kryesisht në përmirësimin e estetikës dentare në ngjyrë, pozitë, formë, madhësi, shtrirje dhe në pamjen e përgjithshme të buzëqeshjes suaj.